HomeHumor

Muli po përgatitet të kundërshtojë edhe votimin elektronik

Muli po përgatitet të kundërshtojë edhe votimin elektronik

Pas sulmit për të përgatitur një alibi për humbjen e mundshme me votën e diasporës, Mulit i lindi ideja të bëjë të njëjtën gjë edhe me votimin elektronik.

Meqë herën e kaluar të treja zonat e votimit elektronik i kishte fituar PS-ja, Muli e sheh këtë si një arsye të fortë për ta delegjitimuar procesin.

Thirri Lelon për ta diskutuar si tezë.

-Duhet të dalim kundër votimit elektronik, i tha Muli.

Është e sigurtë që i fiton PS-ja, por problemi është se ai del që në orën 8 dhe u priten krahët komisionerëve në të gjithë vendin.

Nuk bëjmë dot festë te SHQUP-i, të bërtasim “Fitore, fitore!”

Se ata kanë tre mandate që bërtasin “Fitore”.

Ne ato dy orë kemi qyl, pa filluar numërimi.

-Ke të drejtë, tha Lelo. Duhet të nisim sulmin.

Arsyeja është se nuk janë verifikuar ankesat tona për Kamzën dhe Vorën.

-Jo, tha Muli. Edhe më keq.

Janë verifikuar dhe kanë dalë njësoj si votimi elektronik.

D.m.th janë të manipuluara. Derisa edhe ankesat tona i hedhin poshtë.

-Ah, po, tha Lelo. Nuk më kishte shkuar në mendje kjo gjë.

-Kemi vetëm një problem, tha Muli.

Kjo Lealba Pelinku në KQZ, që është e jona, paguhet vetëm për votimin elektronik.

Ta pyesim kush po e fiton tenderin.

Po ja dhanë ndonjë kompanie tonën, e lëmë.

Po nuk ja dhanë, nuk e pranojmë.

-Dakord, tha Lelo. Më thuaj, gati jemi.