HomeHumor

Muli shikon me dyshim përjashtimin e Klevisit nga delegacioni i Bundestagut

Muli shikon me dyshim përjashtimin e Klevisit nga delegacioni i Bundestagut

Gazi ka përjashtuar Klevisin nga delegacioni i fundit që shkoi në Bundestag. Në fillim Muli nuk i kushtoi rëndësi listës, por më pas u interesua dhe konstatoi se nuk është aq e thjeshtë si procedurë.

Vetë Klevisi ka dyshime se Gazi e ka përjashtuar që ai të mos jetë prezent në takimet ku është Gazi, pasi ky i fundit ndjehet në siklet dhe nuk flet dot lirshëm kur është ai aty.

Në disa raste është konstatuar se deputetët gjermanë janë habitur nga mënyra se si Gazi flet në sy të Klevisit dhe si flet kur ai nuk është i pranishëm—dy qëndrime të ndryshme. Kur nuk është Klevisi, ai thotë ndonjë fjalë kundër “Doktorit”; kur është ai, flet vetëm në mbështetje të tij.

Dhe këtë radhë e kanë gjetur zgjidhjen: e marrin Klevisin me vete, por nuk e përfshijnë në takimet e rëndësishme—vetëm në foto në salla ku nuk ka njerëz.

Kjo ka krijuar dyshime të forta tek Muli.

– Duhet ta hetojmë këtë çështje, i tha Lelos.

– Unë mendoj se po e fryn kot si problem, i tha Lelo. Nuk është se “Doktori” i ka raportet e mira me këta gjermanët dhe po na i prish Gazi. E kundërta është e vërtetë: çfarë kemi mirë e kemi falë këtyre takimeve të Gazit e Jordisë. Ndaj më mirë të mos e prishim dhe të mos dukemi dyshues, se do na hapen telashe të reja.

– Po si t’ia bëj Klevisit, se më ankohet dhe kam hall mos i thotë Doktorit dhe ia bën keq?

– Thuaji ndryshe: nga ti do marrë të drejta për udhëtimin, që ta ndiejë se je “i joni”, jo i atyre. Pastaj, ndërkohë që ata shkojnë në takime, ai bën pak shopping. Besoj i mjafton.

– Ke të drejtë, tha Muli.