HomeHumor

Muli shpjegon pse ka filluar të shajë nga nëna gjithë popullin

Muli shpjegon pse ka filluar të shajë nga nëna gjithë popullin

Muli është bërë popullor ditët e fundit pasi ka hyrë në rrjetet sociale dhe shan nga nëna gjithë njerëzit që nuk janë dakord me të.

Kjo gjë e shqetësoi shumë Lelon dhe vendosi t’i tërheqë vërejtje.

– Ka një shqetësim edhe nga LaCivita, i tha, për sharjet e tua nga nëna që u bën njerëzve online.

Duhet të ndalesh menjëherë dhe të shpallim që ajo llogari është false dhe nuk je ti.

– Po si ka mundësi që e kanë lexuar të gjithë, tha Muli, se unë i kam shkruar vetëm atij që më ka sharë.

– Po ndaj quhet “online”, i tha Lelo, se kur ti shkruan me dikë, e shikojnë edhe të tjerët.

Nuk është SMS private.

– Ky Facebook është media e Soros, tha Muli, s’ka mundësi. Të mashtron.

Të krijon idenë që ti flet me një njeri, ndërsa ty të shikojnë të gjithë.

I duhet thënë këtij LaCivitës ta mbyllë.

– Dakord, por ai më tha që ti duhet t’i fshish këto sharjet nga nëna.

Se dukesh si manjak që do t’u q*** mamatë të gjithëve.

Unë e di që ti i ke qejf të shkosh me gra të martuara, por jo me të gjitha gratë e martuara.

– Po çfarë të bëjmë mo burrë, burrat po na i shkërdhen Rama duke i quajtur “çyrykë”, ne veç mamatë na kanë mbetur.

– Tani fshiji shpejt, tha Lelo, dhe unë pastaj bëj një deklaratë që ato ishin false dhe i ka bërë “shtabi” i Edi Ramës për të kompensuar fyerjet që u bën burrave.

Dhe të duket që ne, nga inati si parti, shajmë gratë meqë ato janë me Ramën.

– Po mi fshi pak, tha Muli, se nuk di si fshihen.

– T’i fshij unë, tha Lelo, por më duhet pasuordi i Facebook-ut.

– saliberishajuq*nenen123

– Shumë të gjatë e paske, i tha Lelo.

– Epo kështu nuk e harroj, tha Muli.