Një video që tregon fëmijë adoleshentë me molotov në duar, të mbuluar me pankartat e mitingut që të mos i filmonte qeveria, filloi të qarkullojë nëpër portale.
Muli u shqetësua seriozisht.
Mori Lelon ta pyesë se si mund ta ndalnin atë.
– E kemi të vështirë, tha. Na e kanë marrë mediet kundërshtare. Duhet të gjejmë një arsyetim se janë dhe fëmijë.
– Vetëm Doktorit i shkon mendja në raste të tilla, tha Muli. Si shpik çadra pistoletë, pistoletë stilolaps etj. Unë s’kam shumë fantazi.
– Po shih diçka, thuaj të paktën që nuk i ka marrë PD, tha Lelo. Kanë ardhur vetë.
– Bravo, tha Muli. Tani u kujtova. Dje ishte 10 Shkurti, dita e Debatikut. Këta djemtë adoleshentë duhet të jenë komunistë, se i gjetëm te Liqeni, aty ku është pllaka përkujtimore e Debatikut. I pyetëm çfarë po bëni dhe na thanë jemi debatikas.
U thashë: debatikasit kanë qenë atentatorë. Duhet të vini të provoni veten sot mbasdite, do t’ju japim një armë.
Dhe erdhën.
– Shumë mirë është si fabulë, tha Lelo. Madje këtu duhet të shtojmë që këta normalisht janë socialistë, se ata janë me Debatikun dhe kanë ardhur aty me dëshirë të tyre, pasi janë të pakënaqur me Edi Ramën që ka tradhtuar idealet e Debatikut.
– Shumë mirë, tha Muli. Kjo është zgjidhja. Tani të thonë ç’të duan.

