HomeHumor

Muli shpresa tek kërcënimi ndaj Gaz Bardhit

Muli shpresa tek kërcënimi ndaj Gaz Bardhit

Kërcënimi i Kol Ballës ndaj Gaz Bardhit ka rritur shumë shpresat e Mulit.

Tani më në fund kanë një armik konkret dhe një njeri të rrezikuar.

-Ishim shumë keq, i tha Lelos.

As na kërcënonte njeri, as në e varte njeri.

Më në fund e kemi një armik.

Kol Ballën nuk e quajmë por do t’ia caktojmë Ramës.

Së paku kemi një njeri të rrezikuar vërtet.

Doktori ishte shumë entuziast.

-E kuptoj, tha Lelo.

Tani të paktën kemi një motiv të protestojmë po i ndodhi gjë Gazit.

-Tani e rregullon Doktori atë punë, tha Muli.

-Kemi dhe këtë Albanën që e ka kërcënuar Ndreca, tha Lelo.

-Jo jo, i kemi heronjtë burra, tha Muli.

Nuk mund të kemi heroina në parti. Gazi është tamam.

-Po si do t’ia bëjmë më tej, tha Lelo.

Do ta ruajmë apo ta lëmë ta godasin ata?

-Do presim njëherë, tha Muli, pastaj durimi ka kufi.

S’mund të presim gjithë jetën Edi Ramën, do veprojmë.

Rëndësi ka që ai e ka bërë.

-E kuptova, tha Lelo.

D.m.th po qe se Rama vonon të hapim fjalë që Gazi po tradhton Doktorin dhe e rregullojnë vet këta demokratët.

-Do ta gjejmë një zgjidhje, tha Muli.

Më e rëndësishme është që e kemi gjetur heroin.