HomeHumor

Muli sqaron Oerdin për vitin 97-të

Muli sqaron Oerdin për vitin 97-të

Muli dëgjoi Oerdin kur foli për vitin 97 dhe u shqetësua.

I tha Lelos se duhet ta konsultojë para se të dalë në konferencë për shtyp.

-Pse çfarë ka thënë, tha Lelo?

-Ka thënë që ose Lironi Doktorin, ose do ta bëjmë si më 97.

Kjo është e gabuar.

E para, ne nuk kërkojmë mëshirë për Doktorin se e lirojmë vetë.

E dyta, duket sikur 97 u bë për Fatos Nanon meqë ishte në burg.

Ne këtë se pranojmë kurrë.

-Po pse e ka bërë Oerdi këtë, tha Lelo?

-Po se ai më 97 ka qenë me socialistët dhe mendon që ka fituar.

Duhet ta sqarojmë këtë.

-Po cili duhet të jetë qëndrimi ynë, tha Lelo, se dhe unë jam i paqartë.

-Qëndrimi ynë është se Edi Rama do bëjë prapë 97, pra do armatosë njerëzit, do shpërthejë depot, do armatosë banditët nga frika e fitores sonë në zgjedhje.

Pra do të destabilizojë vendin që ne të mos bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme, se e di që humbet.

Nuk duhet të themi që do bëjmë ne ‘97, se na ikin dhe këta që kemi.

-Qartë, tha Lelo.

Atëherë duhet sqaruar Paloka se ai e ka zakon që arratiset i pari.