Muli sot po i tregonte Lelos për suksesin që pati aventura e Doktorit për të hyrë në sallë në Strasburg. Meqë Doktori nuk është as te lista rezervë e të ftuarve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ai vendosi të bënte një lojë me baxhën e Albanës.
Kështu mori ftesëhyrjen pa foto të Albanës, ku lexonte Vokshi. Albana e vuri në qafë dhe u nis.
Te dera roja e pa dhe e pyeti:
– Kush jeni ju?
– Zoti Vokshi nga Albania – i tha Doktori.
– Ah po – i tha roja, pasi pa emrin në baxhë.
Doktori e përshëndeti dhe hyri brenda.
Kur hyri aty, i ra në sy këtyre të PS-së që e panë që hyri.
Për të ndaluar ndonjë prej tyre që ta spiunonte, Doktori i tha: Ju mendoni se këtu e bën ligjin Ramaduro, po këtu jam zot vetë. Jam më i vjetër se ju këtu, që më 1992.
Ata ulën kokën dhe nuk folën.
Pastaj filloi diskutimi i një raporti të Parlamentit Evropian për terapinë e konvertimit për këta që kthehen në LGBT. Aty Doktori u ngrit dhe ia numëroi të gjitha Ramaduros si njeri i Sorosit që nxit popullin shqiptar të bëhet bythë…irë.
Fjalimi pati shumë jehonë në sallë. Pastaj Doktori votoi kundër.
U ngrit ajo kryesuesja e seancës dhe e pyeti Doktorin:
– Zoti Vokshi, pse votuat kundër, pasi kjo iniciativë është në frymën tuaj, dmth që të mos bëhet terapi për t’u konvertuar në LGBT?
– Ashtu? – tha Doktori. – Nuk e lexova, por mendova se është propozim i Sorosit.
– Në asnjë mënyrë – tha ajo. – Ky madje është propozim britanik. Ata e urrejnë Sorosin.
– Keni të drejtë – i tha Doktori. – Jam treguar i pavëmendshëm. Por kur ta flasë kryetari i partisë sonë, zoti Berisha, do ta korrigjoj.
– Faleminderit – i tha ajo dhe iku.
Dmth, për fat nuk u mor vesh që e bëri Doktori këtë gafë dhe e hëngri Albana në versionin mashkullor.

