HomeHumor

Muli tregon dëmet që ka nga vjedhja e Facebook-ut

Muli tregon dëmet që ka nga vjedhja e Facebook-ut

Lajmi se Mulit i kanë vjedhur Facebook-un është temë kryesore e bisedave në PD.

Lelo, i cili është i shqetësuar për dëmet që mund të ketë revolucioni nga ky zhvillim, vrapoi i pari ta pyeste se çfarë ka ndodhur.

-Nuk e di, tha. Më erdhi një mesazh me foto të Doktorit ku thuhej “Mos dil pa bërë klik se të shton Zoti jetën.”

Dhe klikova sipas saj. Pastaj mu zhduk komplet Facebook-u. Tentova të hyj, por nuk hyja dot.

-Mos ke harruar pasuordin, i tha Lelo?

-Në asnjë mënyrë, tha Muli.

– Si mund ta harroj pasuordin? E kam “Berisha123,” s’ka shanse ta harroj.

-Po ke ndonjë informacion të rëndësishëm që mund të ta vjedhin, e pyeti Lelo?

-Nuk e di, tha Muli, por kam shumë fotografi me Doktorin dhe kam hall se zhduken.

-S’ka problem, se ato i gjejmë prapë, tha Lelo, por ndonjë gjë e dëmshme, ndonjë porosi sekrete për strukturat a diçka e tillë?

-Kam një grup me drejtuesit e strukturave që u çoj mesazhe.

Të fundit që u çova ishte të mblidheshin dje në orën 9 para SPAK-ut.

Sapo çova këtë mesazh, më erdhi ai linku.

-Atëherë e paske nga Altin Dumani, tha Lelo.

-Dhe unë tek ai dyshoj, tha Muli.

-Rreziku është se tani ai ka hyrë në telefonin tënd dhe ka marrë gjithë informacionet e telefonit dhe kompjuterit ku përdor Facebook-un.

Dhe ato postimet me miliona që ke postuar për Forex, i ka bërë qëllimisht, të të akuzojë si call center nga këto të basteve.

Duket që po të fabrikon akuza false.

Duhet ta rikthejmë urgjent Facebook-un dhe të ndërrosh pasuordin.

-Po si ta ndërroj mo burrë? Do heq emrin e Doktorit, se s’e mbaj më mend.

-S’ka problem, vëre “111berisha.” Rëndësi ka ta ndryshosh nga ai i pari.

-Dakord, tha Muli, po kam frikë se deri ta rimarrim ne kontrollin, ai do na sajojë akuza dhe do na i përdorë postimet në Facebook si fakte.

-Nuk e bën dot, tha Lelo. Në datë 20 hyn Trump-i në Shtëpinë e Bardhë dhe, me një telefonatë të Belos, Zuckerberg-u dëshmon që nuk je ti, por Altin Dumani ai që bën postime financiare.