HomeAktualitetKronike

Mungesa e arkave të Bana King: Bravo policia kështu suksese paçi gjithmonë. por mos i bëni publike se… do i’u vjedhin stilin!

Mungesa e arkave të Bana King: Bravo policia kështu suksese paçi gjithmonë. por mos i bëni publike se… do i’u vjedhin stilin!

Humbja e vetëm 49 kutive nga kontejneri i Bana King në Durrës, të cilat dyshohet se kanë qenë të mbushura me kokainë është për tu “përgëzuar”

Nëse qytetarë i’u kujtohet para disa muajësh, nga konteineri i kësaj firme u mor plot 106 kuti në mes të rrugës, megjithëse konteineri po ndiqej i survejuar nga forcat e antidrogë dhe të krimit dhe në mynyrë spektakolare mjeti u ndalua dhe “grabitësit e uritur të “bananeve” morën arkat e miellit, në rrugë të madhe dhe u larguan pa u hyre gjemb në këmbë.

Sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjigjie se çfarë ndodhi me 106 kutitë e para që kanë humbur nga kjo kompani.

BANA KING tani humbi dhe 49 kuti me banane, duke i shtuar dhe 106 të parat rrumbullakoset numri magjik 1-55! Bravo policia kështu susksese paçi gjithmonë por mos i bëni publike… se do i’u vjedhin stilin! /Ekskluzive.al