HomeAktualitetKryesore

Mungesa e presidentit Meta në samitin e Berlinit, Baton Haxhiu tregon pse-në

Mungesa e presidentit Meta në samitin e Berlinit, Baton Haxhiu tregon pse-në

Samiti i Berlinit nuk përfundoi me ato rezultate që prisnin vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit është diskutuar perspektiva e rajonit të Ballkanit perëndimor, me theks të veçantë në zgjidhjen e problemeve ekzistuese.

Gazetari Baton Haxhiu që ka ndjekur nga afër punimet e këtij samiti tha se është ndryshuar formati – nga prezantimi i një lideri në dy liderë – për shkak të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj.

“Ky takim është një nderim që i është bërë kryeministrit Ramush Haradinaj për arsye se e ka mbajtur peshën e situatës dhe e ka mbajtur premtimin që taksa do të mbetet, gjë për të cilën Gjermania ka qenë shumë e interesuar”.

Haxhiu në Info Magazine të Klan Kosovës ka komentuar dhe mospjesëmarrjen e presidentit shqiptar, Ilir Meta.

Sipas tij kjo ndodhi për shkak të rënies së besueshmërisë së tij.

“Besueshmëria e Metës ka rënë dukshëm dhe kjo tregon se ai duhet të rishikojë pozicionin e vet. Kjo e bën atë me status të presidentit të pafuqishëm dhe të pandikueshëm në këso konferenca ku mund të vendoset e ardhmja e regjionit,”-Tha Hazhiu./a.k/noa.al/