HomeAktualitet

Murrizi ja merr këngës me birra dhe raki me mbështetësit e tij… strategjia e gjeniut të PD-së për të bindur “elektoratin”

Murrizi ja merr këngës me birra dhe raki me mbështetësit e tij… strategjia e gjeniut të PD-së për të bindur “elektoratin”

Partia Demokratike ka filluar procesin për zgjedhjet e brendshme dhe pse rigjenerimi i strukturave, duhet të ishte zhvilluar brenda muajit korrik.

Por siç duket, deputetët e ngarkuar me detyra në rrethe, tani kanë filluar ta marrin seriozisht për të përmbyllur zgjedhjet.

Së fundmi deputeti i Myzeqesë, Myslim Murrizi, ka nisur një tur takimesh për të takuar elektoratin e djathtë në zonën e tij dhe për t’i angazhuar në procesin e votimit.

Nga fotografitë e shpërndara prej tij dallohet, se gjatë zgjedhjeve, anëtarët janë qerasur me pije alkolike si birra dhe raki.

Ndërkohë, burime të sigurta thonë, se Murrizi ka shpalosur edhe talentin e tij në muzikë ku ka zgjedhur të këndojë disa këngë shqiptare.