HomeAktualitetDebat

Murrizi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama ftoi publikisht Bashën për takim

Murrizi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama ftoi publikisht Bashën për takim

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama u shpreh se zgjedhjet nuk fitohen me ligjin e reformës zgjedhore apo ndryshimin e sistemit dhe shtoi se është i hapur për diskutimet që pritet që të rinisin pasditen e sotme.

Sipas Murrizit, ata ftojnë njëri-tjetrin formalisht për takime, ndërkohë që çirakët e tyre janë çdo mbasdite në Pallatin e Kongreseve për të penguar shqiptarët, që të mos zgjedhin me votë.

Ai thekson se halli i Ramës dhe Bashës është vetëm pushteti, ndërsa ai kërkon sistemin zgjedhor me lista të hapura.

Postimi i plotë:

Çdo dite e me shume Shqiptaret kuptojne se keta jane bashke vetem per pushtet.

Ftojne njeri tjetrin formalisht per takime, nderkohe qe çiraket e tyre jane çdo mbasdite ne bodrumin e pallatit te kongreseve per te penguar SHQIPTARET qe te mos ZGJEDHIN ME VOTE.

Sistemi zgjedhor thote Rama nuk te sjelle ne pushtet??????

Pra halli i Rames dhe halli i Bashes eshte vetem PUSHTETI

JO RAMA-BASHA

SISTEMI KTHEN DEMOKRACINE

SHQIPTARET DUHET TE USHTROJNE SOVRANITETIN E ZGJEDHJES SE PERFAQESUESEVE TE TYRE ME VOTE

Halli i çiftit tuaj eshte vetem pushteti, ndersa ne kerkojme ate qe kerkojne mbi 90% e SHQIPTAREVE

SISTEM ZGJEDHOR ME LISTA TE HAPURA

SHQIPTARET DUHET TE ZGJEDHIN ME VOTEN E TYRE DEPUTETET QE ATA BESOJNE