HomeSport

Myrto Uzuni “pushton” skenën Europiane: Sulmuesi shqiptar mes gjigantëve si Haaland e Mbappe

Myrto Uzuni “pushton” skenën Europiane: Sulmuesi shqiptar mes gjigantëve si Haaland e Mbappe

Myrto Uzuni është në një formë mjaft të mirë këtë sezon. Sulmuesi kuqezi ka realizuar 20 gola deri tani me Granadan në ligën e dytë spanjolle. Golat e beratasit i kanë dhënë shumë avantazh ekipit të tij në renditje.

Gjithashtu me realizimet e tij Uzuni garon me sulmuesit më të mirë europianë.

Shifrat e tij nuk janë larg shifrave të Haaland, Mbappe, Leëandoëski apo Osimhen. 27-vjeçari ka një statistikë prej 0.63 gola për ndeshje, duke lënë prapa Lewandowski i cili ka 0.6 gola për ndeshje.

Nërkohë që Haaland ka rekordin në Europë me 1.04 gola për ndeshje.

Haaland 1.04 gola/ndeshje

Osimhen 0.73 gola/ndeshje

Mbappe 0.7 gola/ndeshje

Uzuni 0.63 gola/ndeshje

Lewandowski 0.6 gola/ndeshje

Fullkrug 0.6 gola/ndeshje