HomeAktualitetKryesore

Myslim Murrizi e shkarkoi nga Komisioni i Reformës, Rudina Hajdari zbulon lëvizjen e saj të menjëhershme: Unë do ta vazhdojë betejën time! Nesër do…

Myslim Murrizi e shkarkoi nga Komisioni i Reformës, Rudina Hajdari zbulon lëvizjen e saj të menjëhershme: Unë do ta vazhdojë betejën time! Nesër do…

Mëngjesin e sotëm u publikua dokumenti që tregon se në Kuvend është protokolluar kërkesa për shkarkimin e Rudina Hajdarit si bashkëkryetare e komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe vendin e saj në këtë komision pritet ta zërë Myslim Murrizi.

Pas zëvendësimit si drejtuese e grupit parlamentar, Rudina Hjdari nuk do të jetë më as bashkëkryetare e komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Në Kuvend është protokolluar kërkesa e cila parashikon shkarkimin e Rudina Hajdarit dhe emërimit të Myslym Murrizit si bashkëkryetar.

Kjo kërkesë ka marrë mbështetjen edhe të kryetarëve të grupeve të tjera parlamentare dhe do të miratohet në seancën e ditës së enjte.

Ajo që bie në sy është se Murrizin e mbështesin jo vetëm anëtarët e grupit demokrat që drejton, por edhe dy kryetarët e grupeve parlamentare Nimet Musai dhe Edmond Stojku.

Largimi i Rudina Hajdarit nga Komisioni i Reformës vjen pas përplasjes që ajo pati me kolegët e tjerë deputet të cilët ishin kundër marrëveshjes politike që ajo firmosi më 5 qershor.

Mirëpo pavarësish këtij ndryshimi Hajdari shprehet se nuk do të heqë dorë nga listat e hapura dhe e ftuar në A2CNN ka zbuluar edhe lëvizjen e saj të radhës.

Hajdari zbuloi se nesër do të mbledhë një konferencë me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupe interesi.

“Unë do ta vazhdoj betejën time për hapjen e listave. Kam marrë mbështetje nga shoqëria civile dhe grupe interesi. Nesër do i mbledh në një konferencë, e cila do ketë mbështetje të gjerë dhe do tregojë sa e rëndësishme është sot të kemi një ndryshim thelbësor”-tha deputetja Hajdari.