Mziu, Boçi e Noka u hakërrehen efektivëve: Ushtarë! Jeni të filmuar, mos prekni me dorë! Mëziu: I’u q*fsha robtë! Do ta paguani shtrenjtë sulmin ndaj Berishës
Xhelal Mziu, Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe disa militantë të PD janë përplasur me efektivët e policisë. Ndërsa këta të fundit u kërkonin të largoheshin, Boçi dhe Noka i quajtën “ushtarë”, “mercenarë”, ndërsa nuk mungoi as gjuha kërcënuese ndaj policisë. Madje, Noka shkoi aq larg sa tu thoshte efektivëve se e kanë sulmuar Berishën qëllimisht me gaz lotsjellës duke shtuar se do ta paguajnë shtrenjtë.
Xhelal Mëziu: Mos më prekni!I’u qi*sha robtë
Luçiano Boçi: Unë të të lutem ty? S’ke turp! Përpara krimit e dini si jeni ju? Ushtarë! Hajde o Flamur se e ke këtu drejtuesin se fshihet! Mos më prekni mua me dorë! Mos e zgjat!
Flamur Noka: Pse funksiononi si bandë?
Luçiano Boçi: Për Edi Ramën vini këtu ju?
Flamur Noka: Keni marrë urdhër të sulmoni liderin e opozitës! Do ta paguani shtrenjtë! Nuk jeni shërbëtorë të ligjit, jeni mercenarë të krimit të organizuar! Largojini policët, tërhiqini që këtu!

