HomeAktualitetDebat

“Na e bëj 6 me 8, shkurtoje të mbarojmë punë shpejt e shpejt”, Rama mbetet pa fjalë nga kërkesa e pazakontë e gruas në Myzeqe: Halle-halle kjo dynja, ca e duan më të shkurtuar, ca më të gjatë (Video)

“Na e bëj 6 me 8, shkurtoje të mbarojmë punë shpejt e shpejt”, Rama mbetet pa fjalë nga kërkesa e pazakontë e gruas në Myzeqe: Halle-halle kjo dynja, ca e duan më të shkurtuar, ca më të gjatë (Video)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme bashkë me zv.kryeministrin Erion Braçe kanë inspektuar punimet e të gjitha rrugëve lidhëse rurale të zonës buqësore të fushës së Myzeqesë që kanë përfunduar së ndërtuari.

“Ka përfunduar rindërtimi i TË GJITHA RRUGËVE LIDHËSE RURALE të zonës bujqësore të fushës së Myzeqesë, duke lehtësuar plotësisht lëvizjen e njerëzve e të prodhimeve, në këtë zonë shembullore për transformimin e bujqësisë e për rritjen e eksporteve në këto vite të qeverisjes sonë me njerëzit e për njerëzit

Me zv.Kryeministrin Erion Braçe, njëkohësisht shembëlltyrë e lidhjes së deputetit me banorët e me prodhuesit e një zone, ku në radhë të parë falë punës së palodhur të Erionit, së bashku me drejtuesit vendorë e me komunitetet, progresi në 7 vjet e dy muaj ka qenë pakrahasimisht më i madh se në dekadat e mëparshme, në çdo drejtim”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Por gjatë takimit edhe me banorët e zonës nuk kanë munguar batutat e shkëmbyera mes kryeministrit dhe një zonje.

Gruaja në fjalën e saj e ka falenderuar Ramën për rrugën, por i ka bërë edhe një kërkesë për uljen e fashës së orës policore.

Gruaja: Shëndet të dhëntë Zoti që na e bëre këtë rrugën dritë, vetëm një gjë kam kërkesë. Kam kaq vjet që vete te fruta-perime në treg. Dhe ai orari meqënëse është pandemi, na e bëj më të shkurtuar, për shembull 6 me 8 të mbarojmë punë shpejt.

Edi Rama: E do më të shkurtuar ti, eee halle-halle kjo dynja. Ca e duan më të shkurtuar, ca më të gjatë…