HomeAktualitetKronike

Nami në Itali/Shqiptarët dergojne me helikopter hashashin e kokainën

Nami në Itali/Shqiptarët dergojne me helikopter hashashin e kokainën

Ka nisur prej orëve të para të ditës së sotme një operacion anti-drogë për lëndët narkotike që shkonin nga Shqipëria në Itali.
Policia e Bolonjës, siç shkruajnë mediat italiane, ka bërë me dije se bëhet fjalë për një grup trafiku ndërkombëtar droge me avionë.

Është sekuestruar si provë materiale një avion i vogël (helikopter), me të cilin bëhej transporti i lëndës narkotike nga brigjet shqiptare.

Gjithashtu janë sekuestruar një sasi e papërcaktuar kokaine, marijuane dhe hashashi.