HomeAktualitet

Namik Dokle zbulon dhuratën e veçantë të Dritëro Agollit të dhënë nga karrigia e Kuvendit

Namik Dokle zbulon dhuratën e veçantë të Dritëro Agollit të dhënë nga karrigia e Kuvendit

Namik Dokle, ish-deputet i PS, tashmë i tërhequr për t’iu dhënë librave dhe kujtimeve, ka hedhur në rrjetin social një foto të stilolapsit të Dritëro Agollit, që këtij të fundit, i ishte dhuruar prej shkrimtarit kur Agolli ishte deputet i kuvendit të Shqipërisë.

Dritëro Agolli ka mbajtur detyrën e parlamentarit nga viti 1992, kohë kur në Shqipëri filluan proceset demokratike, deri në vitin 2001.

Postimi i plotë i Namik Dokles:

Rrinim afër në parlament. Një ditë e pashë duke shkruar në faqen e prapme të një projektligji. Pas pak ma zgjati fletën dhe unë lexova:

Këtu ku mblidhet parlamenti,

kam vetëm një karrige…

E di se ç’mendon deputeti,

kjo kafshë politike…

Pastaj ma dha stilografin.

“Po ta dhuroj”, më tha dhe më tregoi se me te kishte shkruar katër libra: “Pelegrini i vonuar”, “Lypsi i kohës”, “Njerëz të krisur” dhe “ Kalorësi lakuriq”.

I PAHARRUARI DRITERO!