HomeSport

Napoli fshin Torinon dhe i bën presion Juventusit, Serie A më e hapur se kurrë

Napoli fshin Torinon dhe i bën presion Juventusit, Serie A më e hapur se kurrë

Napoli ka marrë një fitore bindëse 3-1 në fushën e Torino-s, në një ndeshje të vlefshme për javën e pestë të Serisë A.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka regjistruar fitoren e katërt në kampionat falë një paraqitje shumë të mirë Lorenzo Insignes.

Tri pikët e marra sot kanë ndihmuar “axurrët” të shkojnë në kuotën e 12 pikëve dhe të kapin Juventusin në kreun e renditjes.

Gjithsesi, bardhezinjtë kanë një ndeshje më pak, duke parë se do të zbresin në fushë mbrëmjen e sotme për t’u ndeshur me Frosinonen e vendit të parafundit.

Torino – Napoli 1-3
Belotti 51’ / Insigne 4’ 59’, Verdi 20’