HomeBota

“Nata ishte shumë e vështirë”! Armiku në përpjekje për të pushtuar Kievin, ushtria ukrainase i përgjigjet sulmit

“Nata ishte shumë e vështirë”! Armiku në përpjekje për të pushtuar Kievin, ushtria ukrainase i përgjigjet sulmit

Ushtria ukrainase nisi një kundërsulm kundër forcave ruse për të mbrojtur kryeqytetin e Kievit. Kështu deklaroi tha televizioni publik ukrainas Suspline duke cituar një këshilltar të ministrisë së Brendshme.

“Nata ishte mjaft e vështirë, por në përgjithësi mund të themi se ushtria ukrainase i kundërpërgjigj sulmit pranë Kievit”, tha Vadym Denysenko.

“Në mëngjes u dëgjuan beteja artilerie në anën perëndimore të Kievit. Tani ka beteja. Nuk ka ende informacione të detajuara”, shtoi ai.