HomeAktualitetKronike

Ndahet nga jeta Ard Daullxhiu, i mjeri më i famshëm në Shqipëri

Ndahet nga jeta Ard Daullxhiu, i mjeri më i famshëm në Shqipëri

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Ardi Daullxhiu ka ndërruar jetë paraditen e sotme në spitalin e Durrësit.

Burimet bëjnë me dije se ai ndërroi jetë pas një arresti kardiak. Mësohet se fillimisht ai kishte ndjerë dhimbje në gjoks teksa ishte duke shitur fara në tregun e Durrësit.

I shqetësuar ka marrë biçikletën për të shkuar në spital, por është rrëzuar pa ndjenja në tokë në momentin që ka hyrë brenda rrethimit të spitalit.

Ardi Daullxhiu u bë i njohur pas ekspozimit në rrjetet sociale dhe kërkesave për ndihmë ekonomike në mënyrë që të dilte nga mjerimi i thellë ku ndodhej.