HomeAktualitetKronike

Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur shqiptar i ndërtimit i ndaluar për mashtrim!

Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur shqiptar i ndërtimit  i ndaluar për mashtrim!

Është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare biznesmeni i njohur në fushën e ndërtimit, Rrapush Hoxholli.

Shkak për ndarjen e tij nga jeta është bërë një sëmundje e rëndë.

Veç investimeve në fushën e ndërtimit, emri i Hoxhollit u përmend në media pesë muaj më parë edhe për veprën penale të mashtrimit.

Në maj të këtij viti ai u arrestua bashkë me gruan e tij Vjollca Hoxholli dhe Dritan Llanaj, për mashtrimet e të cilit disa banorë kërcënuan vetëflijimin duke hipur në tarracën e pallatit që po ndërtonte Llanaj.

Me premtimin e ndërtimit të një pallati shumëkatësh, ata kishin mashtruar disa qytetarë.

Ndonëse çifti Hoxholli u arrestua, gjykata e Shkodrës vendosi t’i lirojë për shkak të moshës së thyer.