HomeKronikeMetro

Ndahet nga jeta Brad Arnold, këngëtari legjendar i “3 Doors Down”, në moshën 47-vjeçare

Ndahet nga jeta Brad Arnold, këngëtari legjendar i “3 Doors Down”, në moshën 47-vjeçare

Brad Arnold, vokalisti kryesor dhe themeluesi i grupit rock amerikan 3 Doors Down, është ndarë nga jeta në moshën 47 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancer të veshkave në stadin e katërt.

Arnold ishte diagnostikuar me kancer të veshkave në maj të vitit 2025 dhe kishte ndarë vetë lajmin me fansat përmes një videoje në rrjetet sociale, duke treguar se sëmundja ishte përhapur edhe në mushkëri.

Si themelues i 3 Doors Down në vitin 1996, Arnold la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në muzikën rock, duke u bërë i njohur globalisht me hitin ikonë “Kryptonite”, të cilin e shkroi kur ishte vetëm 15 vjeç. Përveç këtij suksesi, grupi solli edhe këngë të tjera të famshme si “Here Without You”, “When I’m Gone” dhe “It’s Not My Time”.

Grupi dhe familja e Arnoldit kanë kërkuar që gjatë kësaj periudhe zie të respektohet privatësia e tyre. Mesazhet ngushëlluese kanë nisur të mbushin rrjetet sociale nga fansa dhe artistë nga e gjithë bota në nderim të karrierës dhe ndikimit të tij në muzikë./ E.K

Burimi: People.com