HomeAktualitetBota

Ndahet nga jeta ish-presidenti francez Jacques Chirac

Ndahet nga jeta ish-presidenti francez Jacques Chirac

Ndërron jetë në moshën 86 vjeçare ish-presidenti francez Jacques Chirac. Chirac ka ndërruar jetë në Paris paraditen e sotme.

Chirac ishte një figurë e rëndësishme në politikën franceze: dy herë president, dy herë kryeministër, tetëmbëdhjetë vjet kryetar i Parisit.

Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.