HomeKronikeSport

Ndahet nga jeta legjenda e “Partizanit” ish futbollisti Kristaq Eksarko

Ndahet nga jeta  legjenda e “Partizanit” ish futbollisti  Kristaq Eksarko

Kristaq Eksarko, ish-futbollist i Partizanit dhe kombëtares shqiptare, ka ndërruar jetë sot në moshën 66-vjeçare. Prej 19 vitesh ishte i paralizuar, ndërsa kohët e fundit vuante edhe nga një sëmundje. Pavarësisht se luftoi shumë, ashtu siç bëri edhe në fushat e Blerta, Eksarko u dorëzua mëngjesin e sotëm, por duke lënë pas një histori që nuk zhbëhet.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar zyrtare të FSHF-së, por edhe tifozë të ekipit të Partizanit, siç është edhe Erion Braçe.

“Lamtumirë kampioni im!

Kristaq Eksarko ishte një yll, do mbetet një yll,
do shkëlqejë nga lart si yll!

Kampioni i KUQ që përballoi e theu në jetë çdo sulm kombëtar e ndërkombëtar, u dorëzua sot;
Në dhjetë ditë luajti ndeshjen e jetës, theu sulmin e parë, por ju dorezua të dytit-sot, në zemër, pjesë të së cilës e kish lënë në fushë dhuruar mijëra tifozëve që pëlqyen, duartrokitën fulbollin e tij, shpirtin e vrullshëm, fitoret e tij, titujt;

fitove, humbe, u ringrite e fitove përsëri kampion;
një popull i tërë-i kuq, nga brezi i tim eti tek brezi im që të ndoqi në stadium, populli yt taqo,
të është mirënjohës!!

Doja shumë të të shihja poshtë shtëpisë, me miqtë e shumtë që nuk të lanë kurrë vetëm, tu bashkohesha dhe unë e të gjithë bashkë të shihnim edhe një herë PARTIZANIN tënd, tonin, në stadium;

Nuk ja dolën, në fakt nuk ja dola unë, ti thjesht prite me shpresë; besova se do jetoje aq sa të mundnim burokracinë e tmerrshme në këtë qytet që është kaq larg njerëzve të pamundur e në nevojë për ajër, levizje, komunikim, mundësi, jetë normale!

Do jetë pengu im, i kërkujt ndër këta që e kanë me nge, janë rehat në botën e tyre me filma e festa, duke harruar njerëz real në nevojat e tyre!

NGUSHELLIME pafund Lindës tënde të jetës, ate që jetën e saj e ndau me ty në gëzim e vështirësi;
Ngushëllime pafund djalit tënd që të dha aq shumë gëzime si baba, si prind;

Çdokujt që të njohu, të përkrahu, të mbështeti, bëri tifo për ty e kampionin që ishe!”-shkruan Braçe.

Ngushëllime dhe mirënjohje për ndarjen nga jeta të Eksarko-s shprehu edhe klubi i Partizanit që e kosnideroi një legjendë.