HomeAktualitetKronike

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare “gjenerali”… Nehat Kulla, koronavirusi i mori edhe vëllain 2 muaj më parë

Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare  “gjenerali”… Nehat Kulla, koronavirusi i mori edhe vëllain 2 muaj më parë

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare Nehat Kulla i cili njihet nga të gjithë si ‘gjenerali’ i bandës famëkeqe në Tiranë. Mësohet se Kulla ka humbur jetën në banesën e tij, pas një tromboze në mushkëri.

Nehat Kulla drejtoi një ndër bandat më të rrezikshme në Tiranë dhe në Shqipëri në vitin e mbrapshtë 1997.

Ai ka shlyer në burgun e Fushë Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Kulla pak kohë më parë humbi dhe vëllain e tij, Ramazan Kulla, pasi ishte prekur nga COVID-19.