HomeAktualitet

Ndaj Berishës do të ketë masa të reja! Ilir Meta pritet të lërë zyrën dhe të bëhen bashkë kundër SHBA-së

Ndaj Berishës do të ketë masa të reja! Ilir Meta pritet të lërë zyrën dhe të bëhen bashkë kundër SHBA-së

Analisti dhe gazetari i njohur, Frrok Çupi ditën e djeshme ka paralajmëruar masa të reja për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Çupi deklaroi se presidenti Ilir Meta pritet që të lërë zyrën dhe të bashkohet me ish-kryeministrin teksa shtoi se të dy i pret i njëjti fat. Analisti tha se atmosfera për dyshen Meta-Berisha ndihet pasi edhe vetë kreu demokrat Lulzim Basha prandaj e përmendi trekëndëshin e Bermudës.

Çupi u shpreh se Berisha aktualisht thjesht po bën zhurmë për të treguar që është i fortë duke iu drejtuar “dhëmbë për dhëmbë” Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po sipas Çupit, ligji do të veprojë pa asnjë dyshimi te dyshja Meta-Berisha.

“Pritet që Ilir Meta të lërë zyrën. Do ketë masa të tjera ndaj Berishës. I pret i njëjti fat. Po presin ditën e fundit. Ka një atmosferë që Berisha dhe Meta do bëhen bashkë. Prandaj e përmendi Basha trekëndëshin e Bermudës. Frika e Bashës është kur Meta të lërë Presidencën.

Berisha po bën zhurmë për të treguar se është i fortë. Ai bëri thirrjen e hapur “dhëmb për dhëmb” me Amerikën, unë kuptova se i ka ditët e numëruara. Ligjet do veprojnë pa dyshim”, deklaroi analisti. Po ashtu Çupi komentoi edhe një gjyq të mundshëm ndaj ish-kryeministrit.

Ai u shpreh se Berisha do të shkojë në gjyq patjetër për të gjitha ato që ka bërë teksa shtoi se pritet që edhe pasuria e tij të konfiskohet. “Nuk e di si do shkojë gjyqi, por që do shkojë në gjyq, do shkojë patjetër. Pritet edhe konfiskimi i pasurisë së tij”, tha Çupi.

Çupi komenton “Foltoren”

Nga ana tjetër Çupi komentoi edhe “Foltoren”e ish-kryeministrit si dhe deputetët që kanë zgjedhur të mbajnë anën e tij. Analisti tha se kreut demokrat Lulzim Basha po i bëhet nder pasi shumë njerëz pa vlerë në partia kanë shkuar drejt ish-kryeministrit. Çupi u shpreh se në takimet e Berishës shfaqen po të njëjtët persona, por në takimin e tij në Kamzë kishte dhe socialistë si dhe pyetje provokuese.

Sipas gazetarit, Berisha ka shkaktuar shumë krime e vrasje dhe tashmë përdor të njëjtën kasetë, mllef ndaj SHBA. “Po i bëhet një nder shumë i madh Lulzim Bashës, pasi po largohen shumë njerëz pa vlerë, duke shkuar në takimet e Berishës. Gjysma e pjesëmarrësve në foltoren e Berishës janë të njëjtë, shkojnë kudo. Në Kamzë kishte edhe shumë socialistë. Pati edhe pyetje provokuese. Berisha po përdor të njëjtën kasetë.

Mllefi ndaj SHBA, Bashës. Ajo natyra primitive e tij. Për shkak të emocioneve, Berisha ka shkaktuar krime deri në vrasje”, u shpreh ai. Po ashtu Çupi tha se Berisha është një figurë aq makabre sa nuk ngushëlloi as liderin demokrat për humbjen e të atit. Analisti u shpreh se në momentin që varrosej babai i Bashës, Berisha vijonte sulmet. Sipas Çupit, kjo tregon qart? se Berisha shkel mbi kufoma, nuk kontrollon veten dhe vijon të jetë barbar.

“Nuk i bëri as ngushëllim Lulzim Bashës, për humbjen e të atit. Xhelali ishte një burrë i urtë. E ka takuar qindra herë Berishën. Shiko sa makabre është. Në momentin që varrosej i ati i Lulzim Bashës, ky sulmonte kryetarin e PD. Më besoni, këtë nuk e bëjnë as anëtarët e ISIS. Sali Berisha nuk e kontrollon dot veten. Sali Berisha shkel mbi kufomat e tij. Është barbar, emocional. Shpresoj që ta kalojë këtë situatë pa bërë gjëra të papranueshme”, tha Çupi. /NGA ALEKSANDRA HOXHAJ