HomeAktualitetKronike

Ndalimi i djalit të deputetit: Po ky qënka i pafajshëm me këtë akuzë…as dhunë e as përdhunim ?!

Ndalimi i djalit të deputetit: Po ky qënka i pafajshëm me këtë akuzë…as dhunë e as përdhunim ?!

Arrestimi i djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja duket se është tamam një truk. Pavarësisht bujës që shkaktoi rasti,  duket se burgosja e tij nuk është ajo që pritej. Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se djali i deputetit është arrestuar vetëm për përndjekje, as për dhunë e as për abuzim seksual.

Kjo bie ndesh me ekspertizën mjeko-ligjore e cila vërtetoi se Xhisiela Maloku është dhunuar fizikisht pasi në trup janë gjetur shenja dhunë dhe shenja djegje nga cigarette.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Rexhep Rraja 24 vjeç, banues në Krujë.

Ai akuzohet për veprën penale “Përndjekja” parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme”.