HomeLifestyle

Ndër çiftet më të komentuara në rrjet, Princi Harry dhe Meghan Markle kapen ‘mat’ në takim romantik

Ndër çiftet më të komentuara në rrjet, Princi Harry dhe Meghan Markle kapen ‘mat’ në takim romantik

Meghan Markle dhe bashkëshorti i saj Harry mund të jenë të martuar prej 4 vitesh, por dashuria e tyre qëndron e fortë me kalimin e kohës.

Duka dhe Dukesha e Sussex u kapën mat në një takim romantik teksa po shijonin vaktin e tyre në një restorant në Ojai, Kaliforni.

41-vjeçarja dhe 38-vjeçari zgjodhën të darkonin në një restorant shumë romantik. Ndërsa, menaxheri i restorantit u shpreh: “Vetëm ata të dy erdhën dhe mbajtën një profil të ulët. Atyre u pëlqente ushqimi i gatuar në shtëpi. Shefi i kuzhinës bën specialitetin e tij që ata kanë zgjedhur”.

Meghan dhe Harry janë padyshim një nga çiftet më të dashur në familjen mbretërore. Të dy janë kapur shumë herë në takime romantike dhe shumë e konfirmojnë se dashuria e tyre është e fortë.