HomeAktualitetDebat

Ndërkombëtarët grushtojnë PD: Thirrja e fortë e Ambasadës Franceze , por nuk ka munguar dhe reagimi i Edmondit që i bën “për një lek”

Ndërkombëtarët grushtojnë PD: Thirrja e fortë e Ambasadës Franceze , por nuk ka munguar dhe reagimi i Edmondit që i bën “për një lek”

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka reaguar ashpër pas protestës së opozitës. Ai ka edhe një ‘përgjigje’ për Ambasadën Franceze në Tiranë , e cila bënte thirrje për të shmangur dhunën.

“Po ne France perse kane kater muaj qe demtojne pronen publike? A nuk ishte dhuna e protestuesve qe detyroi Macronin te mos rrise cmimin e karburatit si dhe te rrise pagen minimale? Sa veta jane vrare ne protestat ne Paris. Shqiptaret po protestojne per shoqëri demokratike, zgjedhje te lira e te ndershme, parime te lindura nga revolucioni francez”, u shpreh Spaho.

Reagimi i Ambasadës së Francës në Tiranë:

Ambasada e Francës në Tiranë i bën thirrje protestuesve për qetësi dhe të evitojnë provokimet dhe aktet vandale.

Sikundër e kemi shprehur bashkërisht me BE-në dhe vendet e tjera anëtare, e drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, është një vlerë kyçe për një demokraci europiane moderne.

Dëmtimi i pasurisë publike dhe ushtrimi i dhunës janë të papranueshëm.

I bëjmë thirrje protestuesve të ndalin menjëherë dhunën dhe të privilegjojnë dialogun.