HomeDiaspora

Ndërpret fjalimin në Kuvend, Mitsotakis largohet me nxitim nga foltorja për arsye shëndetësore

Ndërpret fjalimin në Kuvend, Mitsotakis largohet me nxitim nga foltorja për arsye shëndetësore

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka ndërprerë fjalimin e tij dhe është larguar me nxitim nga foltorja e Kuvendit. Siç raportohet arsyeja e largimit të Mitsotakis nga Kuvendi ishte shëndetësore, pasi ai vuan nga një problem nga kurrizi.

Gjatë fjalës së tij gjatë diskutimit pë projektligjin e Ministrisë së Punës për pagën minimale, Mitsotakis ndjeu siklet në kurriz dhe u largua.

“Mitsotakis ndjeu një dhimbje të mprehtë në pjesën e poshtme të shpinës. Kryeministri është mirë, po pushon pas këtij episodi”, tha kryetari i Kuvendit.