HomeAktualitetKryesore

Ndërron jetë ish kryeministri italian Silvio Berlusconi

Ndërron jetë ish kryeministri italian Silvio Berlusconi

Ish kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi ndërron jetë në moshën 86 vjeçare. Berlusconi ka ndërruar jetë në spitalin San Raffaele në Milano ku u kthye të premten e kaluar për të bërë disa analiza për pneumoninë dhe leuçeminë.

Ai kishte vetëm disa javë që kishte lënë ambientet e spitalit pas një shtrimi të gjatë për 45 ditë. Vëllai i Berlusconit, Paolo dhe vajza e tij Marina kanë mbërritur pak më parë në spitalin ku ndërroi jetë.

Familjarët mbërritën rreth orës 9:30, brenda pak minutash nga njëri-tjetri. Të dy hynë në nga hyrja në via Olgettina 60 me makinat e tyre. Pak minuta më vonë në spital kanë mbërritur edhe vëllai i tij Paolo dhe vajza e tij Marina së bashku me vajzën tjetër Eleonora.

Lideri i ‘Forza Italia’ dhe themeluesi i Mediaset, Berlusconi ka qenë 3 herë kryeministër dhe ka drejtuar Italinë për 9 vite në periudha të ndryshme (1994 -1995, 2001 – 2006 dhe 2008 – 2011).