HomeAktualitetSport

Ndërron jetë legjenda e futbollit, Fadil Vokrri

Ndërron jetë legjenda e futbollit, Fadil Vokrri

Në titullin sipër, përveçse Fadil Vokrri ishte vërtet një legjend për kombin dhe një nga futbollistët më të shquar të kohës, ai sapo kishte marrë dhe pasaportën e Shqipërisë nga presidenti i  Meta, shtëtësi që nuk arriti ta gëzoi dhe të paraqitej kudo, si shtetas i kombit me dy shtete.

Fadil Vokrri, Kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës,  ka ndërruar jetë pas një komplikimi shëndetësor.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarë të legjendës të futbollit kosovar.

Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës , por gjendja e tij është përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë. Një dhimbje dhe humje e madhe për sportin dhe shqiptarët.

Redaksia e Ekskluziv i shpreh ngushllimet e thella familjes, të afërmëve dhe Federatës së Futbollit të Kosovë.  / Ekskluzive.al