HomeAktualitetDebat

Ndërron jetë nga Covid-19, ish- presidenti i Tiranës

Ndërron jetë nga Covid-19, ish- presidenti i Tiranës

Një lajm i hidhur ka prekur botën e futbillit, por edhe dashamirësit e skuadrës së Tiranës në veçanti që gëzojnë ende respekt për Metush Seferin.

Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 70-vjeçare, ish-presidentit të Tiranës, Metush Seferi dhe ditëb e sotme është shpërndarë edhe lajmi i dhimbshëm.

Kujtojmë që Metush Seferi ka qenë presidenti i Tiranës gjatë viteve 1993-1998, një periudhw edhe kjo e suksesshme për klubin bardheblu.

Në epokën e Seferit, Tirana, arriti që të fitonte tri tituj radhazi kampion, dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë.