HomeAktualitetKronike

Ndërron jetë polici që u qëllua me armë nga kolegu i tij në komisariatin 3 në Tiranë

Ndërron jetë polici  që u qëllua me armë nga kolegu i tij në komisariatin 3 në Tiranë

Nderron jete polici

Ka ndërruar jetë polici, i cili u qëllua me armë nga kolegu i tij në Tiranë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Çaush Saliasi, efektiv i patrullës ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në ambientet e Komisariatit 3 në kryeqytet, i cili u kthye në skenë krimi.

Autori Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi. Ky i fundit u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.