HomeAktualitetKryesore

Ndihmoi në arratisjen e turkut të shumëkërkuar për mashtrim, arrestohet nipi i Armando Dukës

Ndihmoi në arratisjen e turkut të shumëkërkuar për mashtrim, arrestohet nipi i Armando Dukës

Prej disa muajsh në Shqipëri ndodhet i fshehur CEO-s së kompanisë turke të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer, i cili është shpallur në kërkim nga policia turke.

Bëhet fjalë për biznesmenin e arrestuar shqiptar Edevaldo Haxhiu, i cili ka mohuar të kishte lidhje me arratisjen e CEO-s së kompanisë turke të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer.

Mediat turke kanë publikuar foto ku shihet se si Haxhiu del nga një hotel bashkë me ‘BOSS’-in e shpallur në kërkim. Veshur me të zeza, Haxhiu del nga hoteli bashkë me CEO-n.

Në bazë të hetimeve Edevaldo Haxhiu, nipi i Armando Dukës, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kishte ndihmuar Özer të strehohej në Shqipëri.

Lajmi për arrestimin e Haxhiut e bënë me dije mediat turke ditën e sotme. Ato raportuan se biznesmeni është kapur në Tiranë, por nga ana e policisë shqiptare nuk ka ende një njoftim lidhur më këtë ngjarje.