HomeAktualitetDebat

“Ndoshta gaboj, por Luljeta më duket më e re se Lulzimi”! Kreshnik Spahiu del me reagimin epik pas sulmeve ndaj inxhinieres Bozo

“Ndoshta gaboj, por Luljeta më duket më e re se Lulzimi”! Kreshnik Spahiu del me reagimin epik pas sulmeve ndaj inxhinieres Bozo

Ftesa e kryeministrit Edi Rama për inxhinieren Luljeta Bozo që t’iu bashkohet listave të PS, në zgjedhjet e 25 prillit ka ngjallur reagime të shumta. Në lidhje me këto sulme në drejtim të Bozos, ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se në ide dhe inspirim Luljeta Bozo duket më e re se Lulzim Basha.

“Ndoshta gaboj, por Luljeta më duket më e re se Lulzimi. Plot ide dhe inspirim”, shkruan Spahiu.