HomeAktualitetKryesore

Ndriçon Durrësi, në qytet ka buzëqeshje dhe normalitet

Ndriçon Durrësi, në qytet ka buzëqeshje dhe normalitet

Pas tërmetit të 26 nëntorit, qyteti i Durrësit që ishte një nga zonat më të prekura, ka filluar ta lërë pas krahëve atë tragjedi që i tronditi të gjithë.

Qyteti bregdetar ka filluar të gjallërohet dhe kjo vihet re mjaft mirë në ditët e fundit – ku sheshi së bashku me rrugët kryesore është zbukuruar për festat e dhjetorit.

Një shesh i mbushur plot me fëmijë të lumtur,me prindër që buzëqeshin bashkë me ta, foto, argëtim, janë panorama më e bukur e këtyre ditëve të fundit në Durrës.

Festat duhet të na gjejnë bashkë dhe me shpresën e madhe se mbi rrënojat që la pas ajo fatkeqësi natyrore do të lindë një e ardhme më e mirë për të gjithë.