HomeAktualitetDebat

Ndryshim enigmatik në qeverinë Rama: Besart Kadia i K.K-së së PD-së emërohet Zv. ministër i Ekonomisë i PS-së

Ndryshim enigmatik në qeverinë Rama: Besart Kadia i K.K-së së PD-së emërohet Zv. ministër i Ekonomisë i PS-së

Ditën e sotme është miratuar një tjetër ndryshim në qeverinë Rama. Mësohet se Besart Kadia është emëruar zv.ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Kadia ka qenë pjesë e PD, pasi ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar si dhe është në skuadrën e Koordinatorëve Kombëtarë të selisë blu.Nuk dien ende arsyet e kësaj lëvizje të papritur të Kadias nga e opozita e djathtë tek qeveria e së majtës.

Ai madje vijon të mbajë ende detyrën e koordinatorit në PD si dhe përfaqëson Sekretariatin e ”Sipërmarrjes së Lirë” brenda selisë blu.