HomeAktualitetDiaspora

Ndryshimet në Maqedoni: Tabelat rrugore, edhe në shqip

Ndryshimet në Maqedoni: Tabelat rrugore, edhe në shqip

Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç edhe pritej ka filluar të japë efektet e para në këtë vend.

Të gjitha tabelat që do të vendosen në pikat kufitare, me përjashtim të zonave ku shqiptarët nuk përpëjnë 20% të popullsisë, do të kenë mbrishkrim edhe në gjuhën shqipe.

“Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, e shkruar në tre gjuhë, atë maqedonase, angleze dhe shqiptare do të gjendet tashmë në shumicën e pikave kufitare.

Në përputhje me ligjin e ri të vendosur nga Parlamenti I republikës së Maqedonisë Veriore, tabelat e reja do të vendosen në pikat kufitare të Bllacës, Qafë Thanës, Jazhincës, Tabanocës dhe pikat e tjera ku ka një % të caktuar të shqiptarëve.

Kjo masë do të hyjë në fuqi brenda tre ditëve dhe të vendosen tabelat.