HomeAktualitet

Ndryshoi ora/ Akrepat u kthyen një orë prapa, koha verore na mundëson të shfrytëzojmë më mirë dritën e diellit

Ndryshoi ora/ Akrepat u kthyen një orë prapa, koha verore na mundëson të shfrytëzojmë më mirë dritën e diellit

Kjo e diel ka sjellë dhe ndryshimin e orës, tashmë jemi 60 minuta më përpara se një ditë më parë.

Ora verore na mundëson të shfrytëzojmë më mirë dritën e diellit, por ekspertët thonë se edhe një ndryshim prej 60 minutash ndikon te trupi ynë.

E diela solli ndryshimin e orës, gjë që ndodh me ardhjen e stinës së pranverës. Akrepat shkuan para 60 minuta.

Ora verore zgjat shtatë muaj deri të dielën e fundit të tetorit. Ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.

Me orën e re verore synohet që të optimizohet përdorimi i dritës së diellit dhe të kontribuohet në kursimin e energjisë, prandaj është pjesë e një praktike të adoptuar nga shumë vende të botës.

Duke zhvendosur orët një orë përpara, vendet i përshtatin orët e punës dhe të aktiviteteve sociale më afër lindjes së diellit, gjë që ndihmon produktivitetin dhe siguron më shumë dritë dite për kohën e lirë.

Fillimisht e prezantuar në vitin 1916 nga Gjermania dhe e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (si Ora Verore Britanike), ajo u krijua për të kursyer qymyrin për përpjekjet e luftës. U ri-prezantua në të gjithë Evropën në vitet 1970 pas krizave të naftës.

Që nga viti 2001, të gjitha shtetet anëtare të BE-së, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe të tjerë vende europiane si Shqipëria, kalojnë në orën e verës të dielën e fundit të marsit.

Teksa ndryshimi i kohës me një orë mund të mos duket si një gjë e madhe, ekspertët e shëndetit dhe studimet kërkimore kanë zbuluar se ka një efekt më të madh nga sa mund të mendohet.

Edhe një ndryshim prej një ore prish ritmin tonë, orën e brendshme 24-orëshe që rregullon gjumin, vigjilencën, prodhimin e hormoneve dhe humorin.