HomeAktualitetDebat

Në 10:00 mbledh grupin e PS! Rama dorëzon sot ndryshimet ligjore që frenojnë gjykatat të pezullojë postet kushtetuese!

Në 10:00 mbledh grupin e PS! Rama dorëzon sot ndryshimet ligjore që frenojnë gjykatat të pezullojë postet kushtetuese!

Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sot në 09:00 grupin parlamentar, ku do të prezantojë edhe ndryshimet e propozuara ligjore, përmes së cilave synohet që të mos lejohen më gjykatat të pezullojnë nga detyra ministrat, apo postet e tjera kushtetuese. Ndryshimet ligjore mbajnë firmën e Edi Ramës, kreut të grupit të PS, Taulant Balla dhe të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Pas prezantimit në grupin e PS, propozimi me ndryshimet ligjore për nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale do të depozitohen në Kuvend.

Partia Socialiste do të prekë nenin që aktualisht nuk lejon pezullimin nga detyra vetëm të deputetit apo kryebashkiakut. Në të, do të shtohen edhe Presidenti, Kryeministri, ministrat, Avokati i Popullit, Kreu i KLSH-së dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore nuk ka fuqi prapavepruese dhe nuk çliron nga masa e pezullimit Belinda Ballukun, për të cilën socialistët pritet që këtë javë të mbledhin Këshillin e Mandateve për arrestimin, pasi Gjykata Kushtetuese të zbardhë vendimin e saj, ku la në fuqi pezullimin nga detyra.

KODI I PROCEDURËS PENALE, NENI 242

SI ËSHTË…..

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.

SI BËHET….

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.