HomeLifestyle

Në “Dance Albania” triumfon Adelina Tahiri: Ka qenë një ëndërr e madhe!

Në “Dance Albania” triumfon Adelina Tahiri: Ka qenë një ëndërr e madhe!

Ka përfunduar edicioni i shtatë i spektaklit të famshëm të vallëzimit “Dance Albania”. Konkurrentet Cindy Marina dhe Adelina Tahiri ishin të vetmet në garë. Pas eliminimit të Melisa Lleshit, televotimi i publikut u rihap për të zgjedhur fituesen.

Megjithëse ishte një diferencë e vogël në vota, fituese e këtij edicioni në këto 14 javë vallëzimi u shpall këngëtarja Adelina Tahiri.

“Shumë emocione, kjo ka qenë një ëndërr e madhe kështu që ëndrra ime u realizua”, u shpreh artistja e njohur nga Maqedonia e Veriut.