HomeKuriozitet

Në kërkim të sekretit! Peshkaqeni i Groenlandës bëhet “burrë” 150 vjeç dhe jeton mbi 500 vjet

Në kërkim të sekretit! Peshkaqeni i Groenlandës bëhet “burrë” 150 vjeç dhe jeton mbi 500 vjet

Një studim i përbashkët mes shkencëtarëve danezë, anglezë dhe kinezë ka arritur në përfundimin se peshkaqenët e Groenlandës janë vertebrorët më jetëgjatë në planet.

 Bëhet fjalë për një specie që jeton në ujërat thellësitë e ujërave të ftohta nga Veriu i Atlantikut deri në Veri të Arktikut dhe shtrirje nga Groenlanda deri në Shtetet e Bashkuara e Kanada.

Duke analizuar ADN-në e siguruar nga kapja e një peshkaqeni të gjallë, shkencëtarët arritën në përfundimin se ky vertebror mund të arrijë jetëgjatësinë deri në 512 vite.

Fokat janë menuja kryesore e këtyre peshkaqenëve, por nuk mungojnë rastet e ushqimit me mbetjet e kafshëve të tjera detare të ngordhura.

Studiuesit thonë se ky peshkaqen arrin pjekurinë seksuale në moshën 150-vjeçare. Por, e gjithë kjo jetëgjatësi nuk vjen pa kosto. Shkencëtarët kanë gjetur në sytë e këtyre peshkaqenëve parazitë të fuqishëm, aq sa besohet se në shumë raste, këta parazitë janë shkaktarë për humbjen e shikimit të peshkaqenëve.

ADN e këtyre peshkaqenëve po studiohet për të kuptuar se çfarë e bën atë kaq jetëgjatë dhe për të shfrytëzuar njohuritë e dala prej këtyre studimeve në dobi të rritjes së jetëgjatësisë së njeriut.