HomeAktualitetDebat

“Në kohën e Saliut hyjë në shkollë sipas meritës”, Rama përplaset me analistët: Ju kam lënë zotin dhe popullin shqiptar

“Në kohën e Saliut hyjë në shkollë sipas meritës”, Rama përplaset me analistët: Ju kam lënë zotin dhe popullin shqiptar

Kryeministri Edi Rama është përplasur me analistët në studion e “Opinion”.

Duke folur për arsimin e lartë dhe protestën studentore, Rama ka adresuar sërish thirrje për të rinjtë që të dialogojnë lidhur me kauzat përkatëse.

Në një moment ai ka debatuar me analistin Rober Rakipllari i cili deklaroi se në kohën e ish-kryeministrit Berisha sistemi universitar ishte më i mirë dhe se studentët hynin me meritë në shkollë.

Kjo ka irrituar shefin e qeverisë i cili i ka thënë: “Absurde! Juve analistëve ju kam lënë Zotin dhe popullin shqiptar! Keni hallet tuaja dhe keni partinë tuaj për ta mbrojtur.”