HomeAktualitet

Në krah të njëri-tjetrin, çfarë i bëri bashkë Sali Berishën dhe Ilir Metën

Në krah të njëri-tjetrin, çfarë i bëri bashkë Sali Berishën dhe Ilir Metën

Presidenti në ikje Ilir Meta është takuar sot me “non gratën” Sali Berisha. Ajo çka i bëri bashkë dy figurat ishte një ceremoni dekorimi që u zhvillua në presidencë, ku publicisti Ndriçim Kulla u vlerësua me titullin ‘Nderi i Kombit’.

Mes shumë personaliteteve, i ftuar ishte edhe Berisha, i cili siç shihet edhe nga disa foto të publikuara nga LSA, ku shfaqet krah Metës.

Kujtojmë se prezenca e Berishës në Presidencë vjen në një kohë ku situata në PD është akoma e nderë, pas njohjes nga gjykata të grupit të Rithemelimit.