HomeAktualitetDebat

“Ne nuk jemi bankomat”, studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë

“Ne nuk jemi bankomat”, studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë

Në ditën e dytë të protestës së tyre, Studentët e Universiteteve Publike protestojnë kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura.

Pas bashkimit të studenteve nga të gjithë fakultetet dhe marshimit të tyre në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, studentët kanë mbërritur tek godina e Ministrisë së Arsimit. Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës.

Me thirrjet “ne nuk jemi bankomat” studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë. Studentët thonë se do ta vijojnë protestën e tyre dhe nuk do të dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre. Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.

“Vendimi për tarifat është i padrejtë dhe diskriminuese. Ne jemi njerëz elitarë dhe presim mirëkuptim. Ne presim që të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë. Kemi kërkuar të takohemi me ministren e Arsimit.

Protesta jonë nuk do ndalet. Ne do kalojmë në demonstratë. Kjo është një protestë studentore dhe nuk është politikë. Politikën nuk e bëjmë ne”- thotë një nga studentët.