Dëgjesa publike e thirrur nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës dështoi pasi banorët e Martaneshit kundërshtuan me forcë dhënien me ankand të tokave shtetërore, të cilat prej 3 dekadash përdoren prej tyre për të kullotur bagëtitë. Në krye të protestës ishin Adriatik Lapaj alias “karrigia”, kryetar i ‘Shqipëria Bëhet’ dhe deputetja e PD, Denisa Vata e cila nuk përfaqëson komunitetin e kësaj krahine por ishin aty për të bërë politiok dhe duke akuzuar Ballukun.
Dhjetera banorë morën pjesë në takim, ndërsa përfaqësuesit e Bashkisë Bulqizë u larguan pas përplasjeve që në nisje të dëgjesës.
Tokat për të cilat po diskutohet janë sipërfaqe shtetërore, kullota dhe pyje, të përdorura nga banorët që prej viteve ’90 për blegtori e bujqesi.
“ Këtë tokë do ta mbrojmë me gjak me çdo kusht. Pushteti është një pushtet mafioz, bandit, që ka shkatërruar gjithçka. Po ta dinë mirë se kush mendon se atje do shkojë të bëhet i pasur, ka për të lënë kokën.”
“Festimja thotë që të vijmë për Martanesh. Ndërkohë se Martaneshin, për 15 vjet Bashkia e Bulqizës e ka shkatërruar totalisht. Ato përdoren për kullotë të Martaneshit, për të gjithë Martaneshin”, thane banorët.
Banorët kundërshtojnë nxjerrjen ne ankand te rreth 86 hektarëve tokë, duke dyshuar se mund të përdoren për vendosjen e paneleve fotovoltaike.
“Ne nuk do ndalemi. Do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese. Ne e dimë shumë mirë se është e jashtëligjshme të merret toka kullosore. Do me e bë parkun, çfarë parku do me bëjë? Shko bëje majë mali atje ku nuk ka kullotë për bagëtinë. Unë kam qenë me stan, ne kemi qenë 24 stane”.
“Patjetër jemi kunder, sepse kanë filluar njerëzit të vënë bagëtitë. Ka 200 e sa bagëti.. Unë nuk them, ka zona të lira që mund të vijnë ato por jo këtu.”
“E di shumë mirë që është vetëm ish-deputeti i të majtës, Ardit Kaja, që e ka bërë këtë skenar bashkë me qeverinë. Llogarit kur na morën dhe liqenin e Sopës, liqenin atje që ishte për kullota, për ujë të pijshëm, na e mori dhe atje.”

