HomeAktualitetKryesore

“Në Tiranë protestohet në Durrës notohet”, vija bregdetare mbushet me plazhistë pavarësisht kufizimeve (hapur edhe lokalet)

“Në Tiranë protestohet në Durrës notohet”, vija bregdetare mbushet me plazhistë pavarësisht kufizimeve (hapur edhe lokalet)

Pavarësisht tensioneve në Tiranë lidhur me prishjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar për t’i hapur vendin ndërtimit të një projekti të ri, duket se kjo situatë nuk është ndjerë në Durrës. Qindra qytetarë kanë nisur plazhin duke u relaksuar në ujërat e detit “Adriatik”.

Ndërkohë, edhe pse masat e vendosura e ndalojnë hapjen e lokaleve, dhjetra bare nuk kanë pritur ditën e hënë por kanë hapur dyert e lokaleve të tyre.

“TemA” po përcjell disa fotografi nga atmosfera e ditës së sotme përgjatë vijës bregdetare.