HomeAktualitetKronike

Nënë e bir nga Suedia humbën në Llogara, gjenden pas disa orësh kërkimesh

Nënë e bir nga Suedia humbën në Llogara, gjenden pas disa orësh kërkimesh

Pas disa orësh kërkimesh intensive, janë gjetur rreth orës pak para mesnate dy turistët suedezë, nënë dhe bir, të cilët ishin raportuar të humbur më herët gjatë ditës në Parkun Kombëtar të Llogorasë.

Në operacionin e kërkimit u angazhuan forcat e Emergjencave Civile, Agjencia e Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe Policia e Shtetit.

Dy turistët u lokalizuan në vendin e quajtur “Qafa e Thellë”, në një zonë të pyllëzuar dhe me terren të vështirë.

Fatmirësisht, të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore – teksa u dërguan në spital për kontroll mjekësor.